Rreth gjysmë milioni euro është vlera e përgjithshme e mjeteve pirotenike që janë importuar në Kosovë deri në gjysmë të dhjetorit 2022.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës.
Importi i mjeteve piroteknike, të cilat ndizen nga qytetarë të shumtë për festat e fundvitit, sivjet ka shënuar rritje, krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas zyrtarëve doganorë, vitin e kaluar në Kosovë ishin importuar rreth 41 mijë kilogramë mjete piroteknike, përderisa sasia e importit sivjet është trefishuar, duke tejkaluar 160 mijë kilogramëshin.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka bërë të ditur se shumica e mjetet piroteknike janë importuar nga Kina dhe Turqia.
“Vitin e kaluar në Kosovë janë importuar rreth 41 mijë kilogram mjete piroteknike nga Kina, ndërsa sivjet deri më 13 dhjetor 2022 janë importuar mbi 160 mijë kilogramë mjete piroteknike nga Kina dhe Turqia”, ka pohuar Stavileci për FrontOnline.
Përndryshe, Komuna e Prishtinës ka caktuar afatet nga 25 dhjetori 2022 deri më 3 janar 2023 për përdorimin e mjeteve piroteknike.
Sigurisht që komunarët e Prishtinës kanë caktuar edhe gjobat për ata që i keqpërdorin mjetet piroteknike.