Deklarata për “Wagner”, ambasadori amerikan në Serbi: S’jam zëdhënës i Kurtit

Deklarata për “Wagner”, ambasadori amerikan në Serbi: S’jam zëdhënës i Kurtit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, në intervistën e dhënë për fundvit është pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se në barrikadat që ishin vendosur në veri të Republikës së Kosovës kishte pasur edhe anëtarë të grupit “Wagner”.

Hill ka thënë se Kurti për qëndrime e tij flet vet dhe se s’dëshiron që të komentojë një deklarim të tillë.

Diplomati amerikan ka thënë se “s’jam zëdhënës i Albin Kurtit”.

“Fillimisht, më lejoni të them se për qëndrimet e tija Kurti flet vet. Nuk do ta komentoja, nuk jam zëdhënësi i tij”, ka thënë shkurt Hill.

Related Articles