Dy të rinjve shqiptarë iu prish festa e ndërrimit të moteve.
Kjo pasi ata u desh ta kalonin në polici.
Ngjarja ndodhi në Videnza të Italisë.
Ata u aksidentuan me veturë, duke e goditur një shtyllë të ndriçimit.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur në derën e makinës doza të kokainës dhe kanabisi.
Po ashtu u konstatua që 20-vjeçari shqiptar i cili voziste veturën, nuk kishte patentë-shofer, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv
Kontroll u bë nga Karabinierët edhe në dhomën e hotelit ku po qëndronin të rinjtë.
Aty gjitashtu u gjetën doza të drogë të llojit “Kanabis”, si dhe një armë zjarri e llojit “Beretta”.
Tani mbi 20-vjeçarin rëndojnë akuzat për posedim të drogës dhe armëve pa paleje.