Shqiptarët janë renditur të parafundit sa i përket konsumimit të alkoolit në Evropë.
Kështu të paktën e paraqesin statistikat e EUROSTAT.
Sipas këtyre të dhënave vetëm Turqia mbetën më prapa.
Fuqia blerëse ishte 19 për qind e mesatarës evropiane, ndërkohë Kosova qëndron pak më lartë se Shqipëria me 22 për qind.
Kurse, ata që e duan më shumë pirjen e alkoolit në Ballkanin Perëndimor janë malazezët dhe serbët e pas tyre vjen Maqedonia e Veriut.
Por, në nivele të ngjajshme me Shqipërinë paraqitet Bosnjë e Hercegovina, shkruajnë mediat shqiptare.
Konsumi është i ultë, kurse çmimet në Shqipëri janë sa 122 për qind e mesatares europiane.
Pijet alkoolike më të lirat në rajon llogaritet të jenë në Maqedoninë e Veriut me 81 për qind të mesatares evropiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219 për qind të mesatares evropiane.
Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Evropian, sipas tabelave të Eurostat, shkruajnë mediat shqiptare.
Ndërkohë tek shtetet më pijedashëse hyjnë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut.
Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28 për qind i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69 për qind, pra poshtë mesatares.