Rasti i 17-vjeçarit shqiptar në Itali po hetohet si “Vdekje nga pakujdesia”

Rasti i 17-vjeçarit shqiptar në Itali po hetohet si “Vdekje nga pakujdesia”

Rasti i 17-vjeçarit Ledjan Imeraj, po hetohet si “Vrasje nga pakujdesia”.

Ai vdiq si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një qendër të mitur në Pasia di Prato në Udine të Italisë.

S’dihet nëse hetimi ka nisur ndaj ndonjë personi apo nëse ka ndonjë të dyshuar.

Trupit të pajetë të shqiptarit pritet të i bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të miturit.

Nga zjarri u lëndua edhe shoku i tij i dhomës, një ganez 16-vjeçar por edhe një kujdestare e qendrës e cila pësoi lëndime të lehta.

Shoku i Ledjan Imerajt, do të jetë i pari i cili do të intervistohet nga Karabinierët.

Related Articles