Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Shota në një bisedë me Vivien dhe Getinjon, ka zbuluar se çfarë ajo bën gjatë kohës sa qëndron në banjo.
Shota ka thënë se e pinë kafenë në banjo dhe kalon goxha kohë aty, por diçka të tillë nuk e ka pëlqyer Getinjo, pasi që sipas tij, qëndrimi në i gjatë ulur në banjo “dëmton zorrën e trashë”.
“Pasha zotin rri në telefon, e pi kafenë. Rri një orë ose një orë e gjysmë që kur të qohna krejt mpihem. Në ‘wc’ më vijnë shumë mendime”, ka thënë ajo.