Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë–Prishtinë, më saktësisht në fshatin Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.
Si pasojë e aksidentit, dhjetë persona kanë mbetur të lënduar, përfshirë edhe shoferin e autobusit.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se për aksidentin u njoftua rreth orës 14:05.
Mes dhjetë të lënduarve është edhe shoferi i autobusit.
Të gjithë kanë kërkuar trajtim mjekësor.
