Banorja e cila kërkoi të largohet nga reality show, Big Brother VIP Albania, Zhaklina Gjolla ka sqaruar në prime arsyen.
Ajo tha se orët i dukeshin shumë të gjata dhe situata brenda shtëpisë ishte toksike.
Gjolla tha se brenda kishte negativitet dhe energji të keqe.
“Orët ishin shumë të gjata, kisha humbur sensin e kohës, në shtëpi mu krijua një situatë toksike, ndjeja negativitet. Nuk ndieja energji të mirë. Nuk gjeta dashuri aty, dhe e kuptova që duhet të gjej vendin tim”, tha ajo në edicionin e sotëm.