Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkëlqyer në këtë sezon të Ligës së Kombeve, duke u renditur i pari në një prej statistikave më të rëndësishme të lojës ofensive.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Sofascore”, Zhegrova është futbollisti me më së shumti driblime të suksesshme në këtë garë, me gjithsej 20 të tilla.

Pas tij renditet talenti i RB Leipzigut, Antonio Nusa, me 15 driblime, ndërsa Jeremy Doku dhe Jude Bellingham kanë regjistruar nga 14.

Kosovari ka spikatur edhe në një tjetër statistikë, duke pasur mesataren më të lartë për gola të mundshëm, me 1.52.

Në listën e shtatë futbollistëve me më së shumti driblime të suksesshme, përveç Zhegrovës, bëjnë pjesë edhe Antonio Nusa, Jeremy Doku, Jude Bellingham, Marcus Edwards, Crysencio Summerville dhe Arda Güler.

Megjithatë, Zhegrova pritet të jetë një mungesë e madhe për Kosovën në ndeshjet vendimtare ndaj Irlandës, ku “Dardanët” synojnë të shmangin humbjen për të mos përfunduar në vazon e tretë.

Paraqitjet e tij në këtë garë dëshmojnë rëndësinë që ka pasur në repartin ofensiv të Përfaqësueses së Kosovës.

Related Articles