Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Në Polici dje kanë përfunduar edhe një çift nga fshati Plemetin i Obiliqit, pasi dyshohet se burri ka fyer me fjalë të rënda bashkëshorten e tij.
Sinjali mëson se mes tyre kishte probleme edhe më parë dhe për këtë 25-vjeçarja që është viktimë e dhunës ishte pajisur me urdhër mbrojtës nga Gjykata.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.