Aksident i rëndë në Prizren, lëndohen dy persona

Aksident i rëndë në Prizren, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Vërmicë-Prizren, ku janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 09:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vlashne, në rrugën Vërmicë- Prizren. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Related Articles