Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për të renë, Arjeta Shemsedini.
Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar ende nga organet kompetente të cilat po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se rasti i gruas ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.
Prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve aty, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.
“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në përgjigjen e oganeve të drejtësisë.