Tri vetura përfshihen në një aksident afër Badocit

Tri vetura përfshihen në një aksident afër Badocit

Një aksident trafiku mes tre veturash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan, përkatësisht në Badoc.

Lexues bëjnë të ditur se edhe Ambulanca është në vendin e ngjarjes.

Gazeta Enigma ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë ende ndonjë informacion.

Pas aksidentit, në këtë aks rrugor janë shkaktuar edhe kolona të gjata.

Related Articles