Një i ri është therur shtatë herë me thikë nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Saradran të Istogut.
Kështu bëri të ditur për Gazeta Enigma zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:40. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja që çoi deri tek kjo ngjarje.
Mësohet se viktima është i moshës 25-vjeçare.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se ai ka plagë në disa pjesë të trupit.