Para pak minutash ka shpërthyer zjarri në një banesë në Fushë Kosovë, për shkaqe ende të panjohura. Flakët kanë përfshirë tarracën e një banese në katin e tetë dhe ende nuk dihet nëse zjarri ka depërtuar brenda.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen Zjarrfikësit dhe Policia, teksa po intervenojnë.
Sipas sinjalizuesit, zjarri mund të ketë shpërthyer nga fishekzjarrët por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.