Media australiane “7NewsSydeney” ka publikuar disa pamje para se të ndodhte përplasja mes dy helikopterëve në Australi.
Njëri nga pasagjerët në pamje shihet se ishte munduar ta paralajmëronte pilotin për përplasjen që mund të ndodhte.
Ai e kishte prekur nga mbrapa pilotin pak para se të ndodhte përplasja, pamjet në fjalë janë të helikopterit që ishte duke u ulur.
Hetuesit janë ende duke u përpjekur të zbulojnë se çfarë shkaktoi një përplasje në ajër mes dy helikopterëve në Bregun e Artë të Australisë. Një çift britanik dhe dy australianë vdiqën në përplasjen e së hënës, pranë resortit Sea World, në Queensland.
Tre të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë, u plagosën rëndë në aksident. Zyrtarët thonë se aksidenti ndodhi 20 sekonda pasi një helikopter u ngrit nga një bar rëre dhe u përplas me një aeroplan tjetër që po ulej.
7NEWS has obtained vision that was filmed on board one of the helicopters involved in this week's deadly collision on the Gold Coast. The video shows one of the passengers tapping the pilot on his shoulder to warn him. https://t.co/OF81oZXOfr #7NEWS pic.twitter.com/6U7wyO0VhM— 7NEWS Sydney (@7NewsSydney) January 4, 2023