Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq sot në mesditë kërkoi nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bërë kërkesë për vizitë sipas dispozitave të marrëveshjes ekzistuese.
“Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht. Paralajmërimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.