Tre persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin ku një 25 vjeçar në Saradran të Istogut u ther me thikë shtatë herë.
Njëri prej tyre u shoqërua në stacion policor, ndërsa dy të tjerët janë paraqitur vullnetarisht pas ftesës që iu është bërë atyre përmes telefonit nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur për Gazetën Enigma zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Pas intervistimit që të tre, janë liruar me procedurë të rregullt.
Si rezultat, për këtë rast, të cilin në polici e raportoi nëna e viktimës, prokuroria tashmë po heton në mënyrë intenzive.