Një incident ka ndodhur mbrëmë në pompën e derivateve ‘HIB Petrol’ në Gjilan, ku disa klientë janë përballur me një ngjarje të pazakontë.
Klientët u alarmuan kur dikush dyshohet se hodhi sprej dhe për pasojë iu shkaktoi telashe shëndetësore në frymëmarrje dhe të vjella. Burimet thonë se i dyshuari që shkaktoi rrezik në këtë lokal tashmë është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim.
Siç mëson Sinjali, personi që u identifikua nga Policia është Lumbardh Kqiku, cili po dyshohet se ka hedhur sprej derisa ishte në lokal bashkë me vëllezërit e tij. Për motive akoma të panjohura ai ka spërkatur me sprej në dyshime, me ç’rast ka tmerruar personat që ndodheshin brenda.