Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit 06:45, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Stanovc, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Siç tha ai, deri tek aksidenti ka ardhur si pasoj e pakujdesisë së shoferit i cili ka pësuar lëndime.
“Bëhet fjalë për një aksident mes dy automjeteve në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Stanovc. Si pasojë e aksidentit dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia, pasi gjatë tejkalimit njëri nga automjetet e ka humb kontrollin ku e ka goditur automjetin para tij dhe ka dal nga rruga. Personi i automjetit që ka dal nga rruga ka marr lëndime trupore”, ka thënë Prekazi.