Motra e Arta Selimit, Aida ishte e ftuar këtë të diel në “Big Talk” ku foli për përformancën e motrës së saj brenda shtëpisë më të famshme.
Por, Aida tha se e ka penguar gjuha e aktores Shota Baraliu drejtuar motrës së saj.
Sipas saj aq e rëndë ishte gjuha saqë produksioni nuk i nxori disa pjesë që ta mbrojë Artën.
“Jam ndjerë keq kur kam dëgjuar komentet e Shotës kundrejt Artës, po më befason Shota kur po thotë që produksioni po më nxjerrin keq sepse përkundrazi mendoj që produksionit i ka ardhur pak marre me publiku gjithcka që ka thënë Shota sidomos për Artën, ka qenë një fjali kur ka thënë psh. “kjo me fizikun e saj kurrë s’mund të bëhet mami” a p’e din ka qenë tepër e rëndë; dhe mendoj që produksioni ndoshta kanë dashur pak ta kursejnë Artën që mos ta dëgjojë këtë gjë”, tha ajo.
Në këtë intervistë Aida foli për cilësitë që sipas saj e bëjnë Artën të veçantë.
“Arta është e butë brenda, shumë e butë, e ka qetësinë shpirtërore, por asnjëherë nuk është e stresuar, nuk është nervoze pa arsye, pra e ka një qetësi të brendshme që definitivisht e karakterizon, edhe kur nuk je mirë e shkon i afrohesh Artës është në gjendje me të ndihmu, më të dhanë këshilla me shumë qetësi, ajo është Arta”, shtoi ajo.