U qëllua me armë zjarri, ky është personi që mbeti i plagosur në lokalin ‘Exit’ në Prishtinë

U qëllua me armë zjarri, ky është personi që mbeti i plagosur në lokalin ‘Exit’ në Prishtinë

Gazeta Enigma ka raportuar sonte për një rast të plagosjes që ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar, teksa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar tashmë edhe Policia, teksa burimet kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në lokalin ‘Exit’.

Burimet nga Emergjenca kanë njoftuar se personi që mbeti i lënduar është shtetas i Maqedonisë së Veriut, Burim Ajeti, 37-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Të njëjtat burime thonë se viktima është qëlluar në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë nga Policia kanë thënë se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës,

Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”, tha për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Related Articles