Dënohet me 27 vjet burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë

Dënohet me 27 vjet burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, të premten, e ka dënuar me 27 vite burgim të akuzuarin për vrasje të rëndë, tentim vrasje dhe lëndim të lehtë trupor, Col Imeraj, raporton Gazeta Enigma.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Imeraj, akuzohet për tri vepra penale “Vrasja e rëndë”, “Vrasja” e ngelur në tentativë dhe “Lëndimi i lehtë trupor” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit fillestarë ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e shtatë (27) vjet.

I pandehuri C.I., akuzohet se me datë 07 korrik 2020 rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Bardhaniq, Komuna e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit N. M. me dashje në mënyrë mizore dhe për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin N. M. në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke fjetur së bashku me bashkëshorten e tij të dëmtuarën D. M., i pandehuri e merr një thikë në kuzhinë dhe një çekan hekuri, e thyen derën e dhomës me çekan, hyn në dhomën e tyre dhe së pari e godet të dëmtuarën D. M. me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë pastaj me thikë e godet të ndjerin N. M. në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. I njëjti shkon edhe në dhomën tjetër, ku prezent ka qenë djali i viktimës M. M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, e duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Gazeta Enigma/

Related Articles