Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, ka bërë të ditur se është takuar me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ajo ka thënë se kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.
“ShBA-ja e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka thënë Smith në Twitter.
Great to touch base w/Dep. Asst. Sec. Escobar, @StateDept envoy to the Western Balkans, to discuss the situation in northern Kosovo. The U.S. fully supports the EU-facilitated dialogue between Serbia and Kosovo and is committed to peace, stability, and prosperity in the region. pic.twitter.com/12j6mgO6Hg— Ambassador Julianne Smith (@USAmbNATO) January 9, 2023