Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për shkak të uljes së numri të pacientëve me COVID-19, të gjithë kovid-qendrat në klinikat interne në Shkup do të mbyllen, raporton Gazeta Enigma.
Sipas MSh-së pacientët pozitivë me COVID-19 do të pranohen vetëm në Institutin e TBC-së dhe në Klinikën Infektive.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë pranuar për trajtim spitalor tetë persona me virusin korona, ndërsa gjithsej në institucionet spitalore po trajtohen 142 pacientë. /Gazeta Enigma/