Siç qëndrojnë gjërat momentalisht, Lionel Messi pritet ta bartë fanellën e Paris Saint-Germainit edhe në edicionin e ardhshëm.
“Marca” raporton se argjentinasi është i lumtur me jetën nv Paris dhe me gjasë do ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin francez.
Kontrata e Messit me PSG-n skadon në fund të edicionit dhe u spekulua shumë se ai mund të vazhdojë karrierën në MLS.
Por, ende duket se Messi s’është gati për këtë aventurë.
Pas triumfit në “Katar 2022”, PSG-ja i bëri Messit një ofertë që nuk mund të refuzohet, gjithnjë sipas mediumit spanjoll.
Në javët e ardhshme, babai dhe agjenti i Messit, Jorge do të nis bisedimet për zgjatjen e kontratës.
Messi aktualisht ka një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh në PSG dhe me kontratën e re eventualisht do të ketë pagë më të lartë.