Aktori i njohur i humorit, Osman Azemi përmes një video është tallur me simpatizantët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ironizimin me Kurtin e tregon përmes siç thotë “përrallës” të cilën ia tregon djalit të tij, Lekës.
Azemi më pas vazhdon duke e pyetur me disa pyetje: Kush është njeriu më i menqur në Kosovë? Kush është njeriu më i aftë në Kosovë? Kush është njeriu më i fortë në Kosovë, e disa pyetje të tjera dhe në të gjitha këto pyetje përgjigja e vetme është Albin Kurti.
Madje sipas “përrallës” së Osmanit dhe Lekës, i pari i vendit edhe mund të fluturojë.