Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka bërë të ditur se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në rast se kjo e fundit nuk i përmbush premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se një gjë të tillë do ta bëjë pasi të kenë kaluar dy vjet qeverisje.
“Qeveria Kurti më kë shtyrë në konflikt me bashkëluftëtarët e mi që me kanë votuar. Një deputet sot i merr për një muaj të ardhurat e një viti që i merr një veteran i luftës”.
“Nëse nuk e realizon programin për të cilin kemi rënë në dakord gjatë fushatës elektorale, atëherë Qeveria Kurti po del kundër programit të saj”.
“Pas dy vjetëve, kurdo që kërkohet vota ime për ta rrëzuar qeverinë, unë do të jem për. Ende nuk janë bërë dy vjet”.