Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes Trepça, raporton Gazeta Enigma.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur përbërja e këtij bordi do të ketë mandat deri në emërimin e një të tillë me mandat të plotë.
Kryetar i bordit u zgjodh Bahri Hyseni, ndërsa si anëtarë janë emëruar Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku.