Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, ka konfirmuar se policët e komunitetit serb që punojnë në pjesët tjera të Kosovës do të vendosen në katër komuna serbe në veri të Kosovës.
Jankoviç nuk ka dashur të japë më shumë detaje rreth kësaj dislokimi, duke shtuar se “nuk është lajm spektakolar” dhe se përveç serbëve, në katër komunat me shumicë serbe do të vendosen edhe policë nga komunitetet boshnjake, shqiptare dhe të tjera.
Para disa ditësh, kryetari i Lëvizjes Serbe për Mbijetesë, Aleksandar Arsenijeviq, ka folur për dislokimin e policëve serbë nga pjesët tjera të Kosovës.
Ai ka deklaruar se është kontaktuar nga një numër i madh i punonjësve të policisë dhe familjarëve të tyre të cilët siç shprehet ai janë të shqetësuar për këtë mundësi.
“Policët nga Pomoravlja janë dërguar sot për të ardhur në veri dhe për të zbatuar rendin. Ata në Mitrovicën e Jugut kanë refuzuar të shkojnë në veri siç kanë thënë ata për arsye sigurie”, tha Arsenijeviq.
Sipas njohurive të tij, ndaj të gjithë atyre që refuzuan të vinin në veri, është nisur procedura disiplinore.
Pas dorëheqjes së pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës nga veriu, atje erdhën edhe kolegët e tyre shqiptarë, duke përfshirë edhe njësitë speciale, ndaj të cilave serbët e këtyre anëve kundërshtojnë fuqishëm.