Shpërthim me bombë para Ministrisë së Jashtme

Shpërthim me bombë para Ministrisë së Jashtme

Një sulm vetëvrasës me bombë ka ndodhur jashtë Ministrisë së Jashtme afgane në Kabul.

Sipas policisë, kanë vdekur pesë persona. Por një zyrtar tjetër talibanë tha se numri i viktimave mund të arrijë edhe në 20.

Sulmi ndodhi rreth orës 16:00, personi që e shpërtheu bombën kishte tentuar të hynte në ndërtesën e ministrisë, por nuk ka arritur, thanë talibanët.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Disa vende, duke përfshirë Turqinë dhe Kinën, kanë ambasada në atë zonë.

Raportimet thonë se një delegacion kinez do të zhvillonte bisedime me zyrtarët afganë brenda ndërtesës së ministrisë së jashtme në kohën e sulmit.

Policia e Kabulit e përshkroi sulmin si frikacak, duke shtuar në një deklaratë se autorët duhet të mbanin përgjegjësin për sulmin.

Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talibanët morën pushtetin vitin e kaluar, shkruan BBC

Related Articles