Pamje nga zjarri në Shtëpinë e Kulturës në Mirosale të Ferizajt

Shtëpia e Kulturës në fshatin Mirosale të Ferizajt është kapluar sot nga zjarri.

Rastin e ka bërë të ditur një qytetar i cili ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e dërguara nga lexuesi i lajmi.net, shihet se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe ekipet e zjarrfikësve.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. 

Related Articles