Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njoftoi të enjten se ka liruar nga detyra dy drejtorët e e drejtorive, Ruzhdi Lestrani dhe Egzona Jetullahu-Gjoshi.
Sipas tij, kjo u bë me qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të kabinetit të tij.
Ai i falënderoi në Facebook për bashkëpunimin, ndërsa u shpreh se u ka uruar suksese në punën e tyre të mëtejme.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, shkroi Lladrovci.