Vdes ish-futbollisti afrikan, u kafshua nga qentë që i mbante në shtëpi

Vdes ish-futbollisti afrikan, u kafshua nga qentë që i mbante në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar në Zambia.

Ish-futbollisti, Philemon Mulala, vdiq pasi ishte kafshuar nga tre qentë e tij që i mbante në shtëpi, në Lichtenburg në Afrikën e Jugut.

Ish-reprezentuesi i Zambisë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij nga gruaja e tij.

Ajo e kishte kërkuar 60-vjeçarin nëpër shtëpi por e kishte gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpinë së tij.

Policia mori menjëherë masat e nevojshme duke i larguar qentë që e kishin sulmuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv

Philemon Mulala, i kishte zhvilluar gjashtë ndeshje në fanellën e Zambisë duke arritur që t’i shënojë tre gola.

Related Articles