Profesori amerikan, Daniel Serwer i cili komenton zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti ato që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi ka komentuar takimin e djeshëm në mes të zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic
Serwer thotë se shprehja që ka përdorur Chollet në anglisht “good conversation” apo në shqip “bisedë e mirë”, është shprehje diplomatike për të shprehur mospajtimin.
Sipas tij takimi në mes të Chollet dhe Vuçiqit s’ka qenë i ngrohtë meqë zyrtari i lartë i DASH tregon se në takim ka shprehur dëshirën e tij për raportin SHBA-Serbi.
Serwer thotë se mbase Derek Chollet ka filluar ta kuptojë që Aleksander Vucic nuk ndanë përkushtimin ndaj parimeve demokratike.
“Një “bisedë e mirë” është shprehje diplomatike për mospajtim”, ka shkruar Serwer.