Çitaku: Pa një zor të madh nuk ngrihet e gjithë kupola e shtetit ta mbrojë Martin Berishajn

Çitaku: Pa një zor të madh nuk ngrihet e gjithë kupola e shtetit ta mbrojë Martin Berishajn

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se “po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngrihet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt”.

“Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurti”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, të mërkurën, Çitaku në një konferencë për media ka kërkuar hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit Berishaj duke thënë se “pa një zor Qeveria nuk e mban ende Berishajn në pozitën e ambasadorit”.

Related Articles