Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot është nderuar me titullin “Honoris Causa” në Tiranë.
Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit Doctor Honoris Causa, kryeministrit Dritan Abazoviq dhe privilegj mundësia për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, ‘Kritika e Etikës Globale’, i cili është një pasqyrë e dobishme për të kuptuar rrënjët e një fenomeni unikal politik si themeluesi i lëvizjes URA”, ka shkruar Rama në Facebook.