Presidenti serb, Aleksander Vuçiq i është kundërpërgjigjur një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në vjen citohet të ketë thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, është “kufi mes NATO-s e Rusisë”.
Me habi, presidenti serb është përgjigjur duke pyetur se kur i është bashkuar Kosova NATO-s.
“Kurti po tenton të paraqitet si viktimë, Serbia ka kufijtë e saj, të vendosur nga e drejta ndërkombëtare. Serbia i ka kufijtë e saj, as kufijtë e Rusisë e as të NATO-s, por të sajin, të përcaktuar me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 12 44. Pra – thuaj çfarë të duash dhe si të duash, përpiqu të na vendosësh diku ku nuk jemi. Ne kemi vendin tonë, me të cilin krenohemi, Serbinë, nuk përcaktoni ju kufijtë, por e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiq.
Sipas presidentit serb, kjo është një përpjekje “e dëshpëruar” e Kurtit i cili siç thotë ai, “po paraqitet si viktimë”, dhe po tenton ta paraqes veten si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa presidentin serb si Putini.