“Turp të bësh reklame me dele, vetëm tre fermerë kanë fituar grante”

“Turp të bësh reklame me dele, vetëm tre fermerë kanë fituar grante”

Ish-kandati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Hoxha, e ka quajtur “të turpshme”, siç tha ai, “pozimin” e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili këtë të shtune bëri një vizitë në një fermë në fshatin Bellorad të Komunës së Dragashit.

Hoxha e quajtu “turpe të pozohesh e bësh reklam me dele” derisa Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Peci “ka ndarë vetë tre grante për fermerë të deleve”.

“Kushtet e mjerueshme në ferma të deleve, fermerët delet i mbajnë në serra najloni. Ministria që udhëhiqni ju vetëm tre fermerëve të deleve u ka ndarë grante. Turp të pozohesh e të bësh reklamë me dele”, ka shkruar pjesëtari i Nismës.

Këtë të shtune Ministri Faton Peci, ndau disa fotografi të vizitës së tij në një fermë në fshatin Bellograd të Dragashit, ku lavdëroi punën e fermerëve.

“Këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural 2023, do të përkujdesemi që të rrisim fondin blegtoral pasi që është tejet e rëndësishme që tregu vendor të dominohet me qumësht e mish cilësor, nga bagëtitë e kontrolluara vendase”, tha ai.

Related Articles