Pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, e ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi.
Ministri kosovar bën të ditur se i ka shprehur Peleshit gatishmërinë për ndihmë me të gjitha kapacitetet specialistike operacionale të FSK-së.
“Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim”, thuhet në njoftim.
“Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!’, thekson tutje Mehaj. / Gazeta Enigma.