Një nga kriminelët më gjakftohtë të Rusisë, i cili është në burg për vrasjen e rreth 80 grave të moshës 18 deri në 50 vjeç, i ka kërkuar qeverisë që lirohet për të luftuar kundër Ukrainës, sipas Daily Mail.
Tani 58 vjeç, Mikhail Popkov, i cili është mbiquajtur “Ujku” dhe “Maniaku i Angarskut”, shpreson të përfitojë nga një programi i Putinit që lejon kriminelët e dënuar të bëhen mercenarë në Ukrainë në këmbim të një faljeje pas gjashtë muajsh.
Popkoff, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, përdhunoi shumicën e viktimave të tij përpara se t’i vriste duke përdorur sëpata, thika, kaçavida dhe sende të tjera të mprehta.