Walker dekorohet nga Begaj: Një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston

Walker dekorohet nga Begaj: Një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston

Presidenti Bajram Begaj dekoroi me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”, ambasadorin William Walker, ish-kreun e Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë në vitet ’99  e cilësoi masakrën e Reçakut si “krim kundër njerëzimit”.

Në fjalën e tij, ambasadori Walker shprehu mirënjohjen për dekorimin nga shteti shqiptar. Ai tha se ka kaluar shumë kohë duke i treguar botës se çfarë përfaqëson shteti më i ri në Evropë.

“E pranoj si një njohje shumë të vlerësuar, shumë përulëse dhe të papritur të përpjekjeve të mia në emër të kauzës shqiptare… Në vitet që nga pensionimi im si diplomat amerikan në vitin 2000, unë i kam kushtuar shumë kohë duke u përpjekur t’ia bëj sa më të kuptueshme botës së jashtme se me çfarë kam qenë i përfshirë në Kosovë dhe çfarë rëndësie ka ky komb i ri, çfarë ai përfaqëson”, tha Walker.

Walker, që tha se ftohet shpesh në ngjarje të diasporës shqiptare në Amerikë, tha se gjithnjë pyetet për idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Mirëpo, Walker tha se një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston por jo në kuptimin e një etniteti gjeografik.

“Sipas mendimit tim, një ‘Shqipëri e madhe’ ekziston tashmë – jo si një entitet gjeografik, por më tepër si një trup universal mendimi. Në dy dekada ndërveprim me komunitet shqiptare në SHBA, në diasporë në mbarë botën dhe sigurisht në atdhe, më lanë shumë përshtypje dëshmitë e një ‘Shqipërie më të madhe kulturore’, dhe ajo është një entitet po aq solid dhe koheziv, sa ai i çdo shteti kombëtar të njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.

Sipas tij, pavarësisht kritikave që ka për shqiptarët, tha se lidhjet që i lidhin shqiptarët si një janë shumë më të rëndësishme se dallimet mes tyre./kp/

Related Articles