Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sot politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vdekjes së tij.
Në një video mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Kurti ka thënë se Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij.
Megjithatë, në janar të vitit 2016, Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg.
Këtë dënim, Lëvizja Vetëvendosje, – atë kohë në opozitë, e quante “poshtërim për drejtësinë”.
Në një komunikatë që sot është fshirë nga arkiva e Lëvizjes Vetëvendosje, Ivanoviq akuzohej nga partia e Kurit e cilësonte politikanin serb si përgjegjës për vrasje, lëndim, dëbin dhe shkatërrimin e pronave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.
Madje, Ivanoviq akuzohej nga VV-ja edhe si i angazhuar për realizimin e planit hegjemon të Serbisë ndaj Kosovës.
“Olivier Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfudimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi i Kosovës dhe spastrimi i tij.”- shkruhej në komuikatën e VV-së të lëshuar më 23 janar 2016.
Madje, sipas VV-së, Olivier Ivanoviq nuk dallonte asgjë nga doktrina e ish-politikanit konservator serb të shekullit 19, Ilia Grashanin – kultivues i doktrinës famëkeqe serbe në veprën “Naçertanje” i cili bazohej në programin e shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve me dhunë.
Vetëvendosje konsideronte se dënimi ndaj Ivanviqit shpërfaqte padrejtësinë ndërkombëtare duke e bërë fajtor EULEX-in.
“Të shqiptosh dënim me burgim prej një kohëzgjatje prej nëntë viteve për krime të tilla, është tregues më i mirë se sa është i gatshëm EULEX-i me kompetent të tij ta mbrojë drejtësinë që ka karakter ndërkombëtar.” – thuhej ndër tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes.