Klubi Futbollistik “Drita” mori pjesë në Samitin Virtual të TransferRoom në mesin e 400 klubeve evropiane.
Nga klubi i Dritës mori pjesë menaxheri i klubit, Jetmir Salihu në Samitin TransferRoom, e cila është mënyrë e mirë e shkëmbimit të përvojave për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për t’u lidhur me klube të ndryshme.
Kjo platformë ndihmon për të promovuar e ofruar lojtarë në treg dhe sigurisht pjesëmarrje të tilla janë të mirëseardhura për klubin tonë.
FC Drita ishte i vetmi klub pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.