Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë thirrje që të votohet në favor të tërheqjes së një pjese nga Trusti.
Haradinaj përmes një thirrje publike drejtuar deputetëve të Kuvendit, ka kërkuar që të tejkalohen bindjet partiake dhe të dëshmohet dinjitet.
“Sot e keni mundësinë t’i tejkaloni bindjet partiake dhe të dëshmoni se keni dinjitet si deputetë duke votuar për të drejtën e qytetarëve për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, Sot e keni mundësinë t’i tejkaloni bindjet partiake dhe të dëshmoni se keni dinjitet si deputetë duke votuar për të drejtën e qytetarëve për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre.
Çdo ditë, me qindra raste jam pyetur nga qytetarët se a thua do votojnë deputetët pro Trustit. Dëshiroj të besoj se kjo kërkesë e tyre do të jetësohet me votën tuaj Pro!. / Gazeta Enigma.