Paris Saint-Germain do të përballet sot me ekipin All-Star në një ndeshje miqësore në stadiumin “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite.
Është një rast i veçantë për më shumë se një arsye. Së pari, dy superyjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2020 kur Juventusi mundi Barcelonën me rezultat 3-0 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Gjithashtu portugezi më në fund do të bëjë paraqitjen e tij të parë në tokën e Arabisë Saudite.
Me kthimin e Kylian Mbappes nga pushimet e tij të shkurtra, një skuadër e mbushur me yje të PSG-së do të përballet kokë më kokë kundër disa prej lojtarëve më të mirë nga Liga Pro të Arabisë Saudite.
Cristiano Ronaldo është emëruar si kapiten i skuadrës dhe do të bëjë debutimin e tij në Arabinë Saudite që kur nënshkroi për Al-Nassr në dhjetor.
Përveç Ronaldos, ish-lojtari brazilian Luiz Gustavo është emëruar në skuadër së bashku me Salem Al-Daësari, i cili shënoi golin e fitores historike të Arabisë Saudite kundër Argjentinës në Kupën e Botës 2022. I vetmi emër i madh që i mungon skuadrës është David Ospina, i cili mungon pas një operacioni në bërryl së fundmi.
Këto janë formacionet e mundshme:
All Stars: Bukhari , Abdulhamid, Gonzalez, Hyun-soo, Konan, Cuellar, Al-Faraj, Talisca, Al-Daësari, Ronaldo
[SG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Ramos, Bernat, Vitinha, Pereira, Ruiz; Messi, Mbappe, Neymar
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.