Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka folur për injorimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia ka bërë Skenderajt, duke mos e vizituar as pas përmbytjeve të mëdha në këtë komunë që shkaktuan dëme dhjetëra miliona euro e lanë në qiell të hapur shumë banorë.
Në një prononcim për lajmi.net, Berisha thotë se Kurti po sillet me inate politike.
Tutje, Berisha shton se Kurti po tregon edhe mungesë përvoje dhe neglizhencë ndaj situatës së rëndë të shkaktuar në rajonin e Drenicës.
Teksa kritikon të parin e Qeverisë, Berisha shton se Kurti duhet të sillet njëjtë me të gjithë qytetarët.
Berisha shton se po del të jetë e vërtetë se “Qeveria Kurti, është Qeveri praktikantësh”.
“Mendoj se duhet faturuar aq sa veseve të ulëta të cilat i posedon vet kryeminstri, inateve aq edhe paditurisë, sidomos papërvojës. Dikush në politikë e ka quajtur prakitikant por këta me të vërtetë po tregojnë që janë praktikantë sa i përketë njohjes së funksionimit të shtetit. Të qenurit kryeministër do të thotë sjelljet e kryeminstrit marrin një kontigjent të caktuar njerëz apo votuesish”, tha Berisha.
Ai shtoi se ishte në dijeni të vizitave të kryeministrit në dy komunat e tjera dhe sipas tij, mos-vizita në komunën e Skenderajt është vetëm për të krijuar pakënaqësi tek qytetarët.
Po ashtu ai tha se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kapacitet ushtarake duhet vënë në funksion të rendit për të ndihmuar qytetarët në përballimin e situatës.
“E pashë që kishte një vizitë në dy komunat më të ndjeshme por mos me vizituar Skenderajin është thjeshtë për ta krijuar këtë pakënaqësi. Qytetarët kanë mjaftueshëm pakënaqësi vërshimet dhe dëmet që u kanë shkaktuar vërshimet. Duhet me hi në ndërgjegjien e tij, besoj se ministri i Mbrojtjes dhe kapacitet ushtarake që kemi ne në fushën e Kërkim Shpëtimit duhet të vijnë në funksion të rendit, ne i kemi vënë në funksion të shtetit fqinjë Shqipërisë edhe sot ata duhet të jetë në ballë të përballjes me vërshime dhe me ndihmë ndaj qytetarëve por edhe në shpëtimin e të mirave materiale: objekte, shtëpi aq sa kanë mundësi dhe aq sa kanë kapacitete”, tha ai.
I pyetur se a ka qenë e qëllimshme mos vizita e kryeminstri Kurti në Skenderaj, Berisha aludoi se ishte e tillë dhe se Kurti nuk veproi në këtë formë nga padituria e tij.
Deputeti përsëriti se kryeministri secilin veprim të tij e ka të bazuar në inate.
“Po tani edhe padijes nuk mund t’i lihet, edhe pa mundësisë nuk mund t’i lihet se ai është kryeiministër. Nëse nuk din vet e ka inate infatile në kokë, vese të ulta në kokë që nuk dëshiron për inat të dikujt a ku ta di unë se cka, atëherë janë këshilltarët që i rrinë përreth dhe që duhet ta udhëzojnë, sepse ai është i detyruar që të jetë pranë qytetarëve në ditët e vështira të paktën simbolikisht, se un nuk po flasë se Kosova ka të gjitha ato kapacitet për tu përballë. Unë vi nga fusha e ushtrisë dhe e di që kanë kapacitete të paktën për të ndihmuar qytetarët mos me i mungu gjërat elementare ose thjeshtë me shpëtu jetë të tyre, pastaj tjerat bëhen më kohën”, u shpreh ai.
Berisha nuk mjaftohet me kaq. Ai thotë se Kurti është i rrethuar nga këshilltarë që “nuk mendojnë asgjë të mirë për Kosovën”.
“Sidoqoftë partia e tij nuk mund të faturohet partisë as pamundësisë. As mungesës së kohës sepse është kryeministër dhe ka agjendën dhe gjithcka ka të planifikuar. Ka një ekip këshilltar që fatkeqësisht janë njerëz që asgjë të mirë për Kosovën nuk mendojnë as procesin politik as social e as ekonomik. Për shkaqe humane, ndërgjegjësore për hir të humanisë qytetare është dashur që me qenë prezent në Skenderaj. Është ndër trevat që historia tregon që ka qenë në ballë të flakëve që janë përballë me armiq, luftën për liri. E tani ti lëndojë edhe në këtë formë një kryeministër, nuk është e ndershme, kushdo qoftë ai sidoqoftë ta ketë emrin”, përfundoi ai