Behgjet Pacolli e jep pagën vjetore për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në vend

Behgjet Pacolli e jep pagën vjetore për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në vend

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ai ka vendosur që pagën e tij vjetore t’a jep për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në vend, shkruan Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka ftuar edhe kolegët e tij në qeveri e kuvend që t’a ndajnë pagën e janarit bashkë me të për dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet.

“Po e jap pagën vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit”, shkruan Pacolli.

“Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni!

Dërgone kontributin e juaj në Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria: XK51401000000912949

Swift: EKOMXKPR XXX

Emërtimi i llogarisë: Fondacioni Behgjet Pacolli

Përshkrimi: Vërshimet e Janarit 23

U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.

Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës

Related Articles