Situata në lidhje me Kosovën u përshpejtua në javët e fundit dhe gjithçka u “vulos” pas takimit të shumëpritur të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me pesë përfaqësuesit e SHBA dhe BE-së, të cilët, sipas Vuçiqit, i dhënë Serbisë një ultimatum serioz. Edhe pse Vuçiqi ka dashur që marrëveshja të vazhdojë gradualisht, “hap pas hapi”, përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kumtuar se kjo duhet të jetë shumë më e shpejtë, shkruan portali serb “Nova S”.
Siç ka deklaruar vetë presidenti serb Vuçiq në konferencën për media, “pesëshja” ka ardhur për të prezantuar planin e tyre dhe, sipas tij, e shpalosën planin e tyre.
“Erdhi “pesëshja”, përfaqësues të BE-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA dhe në këtë takim fjalia e dytë që më është kumtuar ishte “duhet ta pranoni këtë plan dhe nëse nuk e pranoni, sepse mendojmë se duhet ta pranoni, do të përballeni me ndërprerjen e procesit të integrimeve evropiane, tërheqjen e investimeve, masat gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do t’i shkaktojnë dëme të mëdha Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Dhe sipas pretendimeve të burimeve të këtij portali, takimi mes Vuçiqit dhe “pesëshes” ka ndodhur që në fillim me mosmarrëveshje të qartë për shpejtësinë me të cilën duhet të negociohet dhe të pranohet marrëveshja.
Vuçiq ka propozuar që të vazhdohet gradualisht, në faza, hap pas hapi. Prioriteti i tij ishte fillimisht formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e pastaj gradualisht negociatat e mëtejshme. Të pestit treguan qartë se nuk ka vend për negociata me faza dhe graduale, por se sa më parë duhet të diskutohet për pranimin dhe zbatimin e të gjithë marrëveshjes”, pretendon burimi i Nova’s.
Bashkëbiseduesi i këtij portali nga burimet e afërta me partinë e Vuçiqit, pretendon se Vuçiqi në takim ka përmendur se këtë duhet t’ua shpjegojë qytetarëve të Serbisë dhe se për këtë i duhet kohë, për të cilën ata kanë thënë se ai është president, se kjo është punë e tij dhe se nuk është problemi i tyre.
Pas takimit, përkujton portali, pasoi një nga konferencat më të shkurtra mediatike të Aleksandar Vuçiqit që kur është president i Serbisë, gjatë së cilës ai papritur ka thënë se “Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar nga Franca dhe Gjermania”.
“Jemi të gatshëm të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar me faktin se një gjë e kam bërë shumë të qartë dhe kam treguar gjithë shqetësimin dhe rezervën time për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas për këtë, sepse propozimi nuk është publik”, kishte thënë presidenti serb.
Një deklaratë e tillë ishte befasuese për shumicën e opinionit, aq më tepër që Vuçiq në disa raste ka thënë se “Serbia është e gatshme të negociojë, por me garanci të caktuara dhe se duke marrë parasysh rrethanat ekzistuese, nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje”.
Deklarata e parë e Vuçiqit pasi mësoi se kishte një propozim gjermano-francez është ndoshta dëshmia më e mirë se sa larg dukej arritja e ndonjë marrëveshje, deri në ardhjen e “pesëshes së madhe”.
“E lexova atë letër. Duke ditur se çfarë do të ndodhte, nuk pranova ta marrë. Nuk mund të them se kam mbajtur mend as katër faqe pas pesëmbëdhjetë minutash leximi. Është e qartë se deri te publikimi nuk ka ardhur nga ana e palës serbe. Se a kanë publikuar shqiptarët apo dikush tjetër, sepse iu përgjigjet të përdorin mediat, por kjo nuk më intereson. Nëse është gjithë kjo plotësisht e vërtetë apo jo, unë nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por e di se cilat ishin idetë e dikujt”, ka thënë Vuçiqi në fund të shtatorit.
Takimi që shumëkush e quajti historik dhe vendimtar për marrëveshjen mes dy palëve, ishte plot mesazhe për Beogradin.
Vuçiq në konferencë për media ka folur edhe për pasojat e mundshme nëse nuk pranohet marrëveshja dhe ka theksuar se ekziston mundësia e ndërprerjes së integrimeve evropiane dhe largimit të investitorëve, duke përkujtuar se nga Rusia për 15 ditë u tërhoqën 90 për qind të investitorëve.
Presidenti serbe ka deklaruar se në këtë takim “e ka thënë qartë atë çfarë është e papranueshme për Serbinë” dhe ka thënë se duhet të fillojmë biseda brenda shoqërisë.
“Unë iu kam thënë se çfarë mund dhe nuk mund të bëhet. Serbia duhet të vazhdojë në rrugën evropiane dhe nëse do të ishim të izoluar, si president nuk do të kisha pranuar ta drejtoj vendin në mënyrë të tillë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se pa rrugën evropiane Serbia do të ishte “e shkatërruar ekonomikisht dhe politikisht”.