Komuna e Mitrovicës ndan gjysmë milioni euro për dëmet nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës ndan gjysmë milioni euro për dëmet nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës ka ndarë gjysmë milioni euro, për riparimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet gjatë ditëve të fundit.

“Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, komuna u bëri thirrje vullnetmirëve që të lajmërohen në komunë, për identifikimin e familjeve që iu nevojitet ndihmë.

”Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje”.

Mitrovica, bashkë me disa rajone tjera si Skenderaj, Peja e Podujeva, ishin ndër rajonet më të prekura, prej vërshimeve që nuk janë parë ndër vite.

Related Articles